Solidaritet nga Kosova për shqiptarët e Luginës

Publikuar 1 vit më parë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 304,511.16 euro për të mbështetur Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj arsimit, gjuhës dhe dinjitetit të shqiptarëve në këtë rajon.

Si rezultat i këtij vendimi, 3,650 nxënës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë pajisur me 35,448 tekste shkollore në gjuhën shqipe.

Një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për avokimin ndërkombëtar të çështjes së Luginës, duke forcuar zërin e shqiptarëve në forumet ndërkombëtare dhe duke ndihmuar në adresimin e sfidave të tyre politike, kulturore dhe arsimore.

Ky hap tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të mbështetur shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës, në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit kombëtar.