KRASNIQI: KURTI PO U JEP STUDENTËVE NGA 100 EURO NË PRAG TË ZGJEDHJEVE!
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, kohët e fundit si duket është më i zëshëm në raport me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e kritikuar për qasjen e tij si në raport me ShBA-të, BE-në, si dhe me zhvillimet e fundit politike parazgjedhore, ku kryeministri në detyrë ka miratuar ndihmë për studentët me nga 100 euro, në prag të zgjedhjeve lokale.
Krasniqi në llogarinë e tij në fb., shkruan:
“Ne diten kur Albin Kurti ka shpall se po u jep studenteve nga 100 euro, (vetem pese dite para zgjedhjeve lokale) ka akuzuar Serbine se po u ofron serbeve ne veri “joshje permes fitimit te ndihmes financiare.” Pra, Kurti nuk po e sheh tentimin e vet per “joshje financiare” me disa milione euro. A i bie ne fije ndokush, cka eshte ky person, pa asnje standard moral? Nese vete ben ” joshje financiare” me miliona euro ne prag te zgjedhjeve, nuk ke fytyre t’i thuash as Vuceviqit e Vuciqit e askujt tjeter pse nderhyn me ” joshje financiare” ne zgjedhje ne vend. Kuku per kete vend ne duert e kujt ka ra!”
A1info