Alternativa për Ndryshim mban mbledhje me strukturat e nëndegëve: “Koha për një opozitë më të bashkuar dhe më pranë qytetarëve

Publikuar 1 vit më parë

Mbrëmë, Alternativa për Ndryshim (APN) mbajti një mbledhje me strukturat e nëndegëve, ku u diskutua gjerësisht për situatën aktuale në pushtetin lokal dhe për sfidat me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e APN-së theksuan nevojën që opozita të jetë edhe më e fortë, më e bashkuar dhe më pranë njerëzve, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë vjen vetëm përmes përkushtimit dhe bashkëpunimit.

“Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe nuk do të ndalemi derisa të sjellim ndryshimin që e meriton komuna jonë. Bashkë jemi zëri i qytetarëve, bashkë kemi qenë dhe mbetemi forca e ndryshimit,” — u tha ndër të tjera në këtë mbledhje.

Alternativa për Ndryshim përsëriti përkushtimin për të vazhduar punën me qytetarët, për të adresuar problemet konkrete dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për zhvillim dhe transparencë në qeverisjen lokale.