Një ligj – një rregull për të gjithë
Ligji për kushte të veçanta për regjistrimin dhe evidentimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme u jep qytetarëve mundësinë që më në fund të jenë “të vetët në pronën e tyre”, të regjistruar si pronarë të objekteve ku jetojnë ose punojnë, dhe vë pikën mbi ndërtimin e paligjshëm.
Vendos një organ i vetëm
Konfirmimin ose njoftimin e lëshon Agjencia për Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm.
Regjistrimi i pronësisë pa kushte urbanistike
Do të evidentohen të gjitha objektet, dhe do të vendoset vetëm për pronësinë, me një shënim përkatës.
Vetëm elektronikisht, me mbështetje nga komunat
Dorëzimi i aplikimeve dhe ndjekja e statusit të tyre do të bëhet ekskluzivisht online, me ndihmën e vetëqeverisjeve lokale.
Thjesht, pa bartje letrash
Agjencia, në mënyrë zyrtare dhe në vend të qytetarëve, do të sigurojë të gjithë dokumentacionin e disponueshëm nga regjistrat publikë.
Pikë mbi ndërtimet e paligjshme
Objektet që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme do të hiqen ose do të regjistrohen si pronë e Republikës së Serbisë.
Si të bëhet regjistrimi?
Për të regjistruar një pasuri të paluajtshme, duhet të bëhet deklarimi i objektit përmes platformës digjitale që krijon Agjencia për Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm, me mbështetje nga Enti Republikan për Gjeodezi (RGZ).
Platforma do të ndërthurë të dhënat nga aplikimi me të dhënat nga regjistrat publikë për objektet dhe pronarët, me qëllim që të përcaktohen bartësit e të drejtës së pronësisë.
I gjithë procesi do të zhvillohet në këto faza:
Komunat fusin planet e tyre urbanistike në platformë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Agjencia verifikon të dhënat e dorëzuara brenda 15 ditëve. Qytetarët pastaj, brenda 60 ditëve, dorëzojnë aplikimet për çdo pasuri të paluajtshme veç e veç përmes platformës. Agjencia krahason të dhënat nga aplikimet me regjistrat publikë dhe merr vendim, ose njofton aplikuesin nëse ka nevojë të zgjidhen çështje paraprake.
Nëse vendimi është pozitiv
Agjencia lëshon konfirmimin dhe ia dorëzon RGZ-së, i cili bën regjistrimin me prioritet të të drejtës së pronësisë, pa marrë parasysh procedurat e mëparshme dhe pa pagesë taksash apo tarifash.
Nëse vendimi është negativ
Agjencia pa vonesë, përmes rrugëve elektronike, njofton aplikuesin dhe inspektorin ndërtimor kompetent.
Rastet e tjera:
Për objektet e ndërtuara në tokë private të huaj, pa bazë ligjore – Agjencia do ta thërrasë aplikuesin që të rregullojë marrëdhëniet me pronarin e tokës. Objektet e ndërtuara në sipërfaqe që janë të destinuara për përdorim publik ose në zona të mbrojtura, do të hiqen ose do të bëhen pronë e shtetit. Objektet e përkohshme (p.sh. shtëpi mobile, kontejnerë, salla të fryra me ajër) do të evidentohen, por pa u regjistruar e drejta e pronësisë. Për objektet që nuk janë deklaruar ose për të cilat ekzistojnë të dhëna autoritative të tjera – Agjencia do të marrë vendim në përputhje me të dhënat e disponueshme.