KALENDARI HISTORIK
Më 27 shtator të vitit 1897 u lind në Elbasan, Fuad Asllani, jurist, nëpunës, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar. U lind në Bejrut, në gjirin e një familjeje libohovite. Në vitet 1908-1917 ndoqi në Stamboll arsimin fillor dhe atë të mesëm. Më 1917-1923 me anë të një burse akorduar nga komanda ushtarake austro-hungareze në Shkodër, i jepet një bursë me anë të së cilës studioi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Vienës. Më 1923-24 u punësua si sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më 14 korrik 1924 sekretar i organizatorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sterling, pas tri ditësh caktohet anëtar i Gjyqit të Diktimit. Me humbjen e Lëvizjes së qershorit, në dhjetor largohet nga Shqipëria për në Itali, ku qëndroi pak kohë në Brindisi e Bari. Kaloi në Zvicër, ku drejtoi gazetën “Liria Kombëtare”, pastaj u kthye në Bari dhe në vitin 1926 në atdhe. Më 1947 u largua nga Tirana dhe u vendos në Elbasan ku vazhdoi duke ushtruar profesionin e avokatit. Më 3 maj 1951 e arrestojnë dhe më 4 tetor 1951 Gjykata e Korçës e dënoi me 15 vjet heqje lirie me akuzën se i kishte “shërbyer regjimeve të Zogut e fashizmit. Vendim u ndryshua nga Gjykata e Lartë. U lirua nga burgu më 3 maj 1956. Në vitet 1959 – 1957 vazhdoi të punonte si avokat në Elbasan, ku dhe ndërroi jetë më 27 maj 1981.
A1info