KKSH ofron mundësi akomodimi në Tiranë për studentët nga Lugina e Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 26 Shtator 2025 –

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është hapur mundësia e akomodimit në konviktet e Bashkisë së Tiranës për 10 studentë nga Lugina e Preshevës që studiojnë në kryeqytetin shqiptar.

Kjo mundësi është realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, dhe ka për qëllim lehtësimin e kushteve të studimit për të rinjtë nga Lugina.

Sipas njoftimit, do të akomodohen:

5 studentë meshkuj 5 studente femra

Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës së KKSH-së, për të dorëzuar të dhënat e nevojshme dhe për të përfituar nga kjo mundësi.

“Kjo është një ndihmë simbolike, por domethënëse, për studentët tanë në Tiranë. Falënderim për Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën shqiptare për bashkëpunimin institucional,” – ka shkruar Rexhepi në njoftimin e tij.