ORË LETRARE NË LETRARE NË SH.F. “PROF. IBRAHIM KELMENDI” NË PRESHEVË
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë në vazhdën e “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës” mbajti orë letrare me nxënësit e Sh.f.”Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Profesoresha e gjuhës shqipe, zonja Mirvete Ademi i përshëndeti dhe i falënderoi poetët për pjesëmarrje në këtë orë letrare edukative dhe të mirë se ardhur për nxënësit.
Edhe kryetari, Avni Shaqiri foli për rëndësinë e këtyre aktiviteteve.
Në orën letrare morën pjesë dhe lexuan: Avni Shaqiri, Bilall Maliqi dhe Valbona Hasani. Pati edhe recitime tëpoezive autoriale nga nxënësit. Disiplina dhe kureshtja për t’i dëgjuar poetët tek lexonin poezitë e tyre ishte në nivel.
A1info