Nead Mitroviq reagon pas deklaratës së Shaip Kamberit: “Më lehtë është të kritikosh!

Publikuar 1 vit më parë

Nead Mitroviq i ka kthyer përgjigje deklaratës së Shaip Kamberit, duke theksuar se ky i fundit nuk ka treguar interes as për çështjen e pasivizimit, as për tekstet shkollore, as për zbatimin e planeve për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Mitroviq kujton se PDD-ja e Kamberit ka qenë pjesë e pushtetit lokal në Preshevë që nga viti 2002 dhe deri në vitin 2024 edhe në Bujanoc. Gjatë gjithë këtij periudhe, sipas tij, Kamberi nuk ka parë marrëveshjet si dokumente të rëndësishme dhe nuk është përkushtuar në zbatimin e tyre.

“Më interesonte integrimi? Ai vetë ka qenë i ‘integruar’, prandaj nuk e ka interesuar as integrimi i shqiptarëve, as çështjet e tekstesh shkollore, as pasivizimi, as dialogu për zbatimin e Planit 7 Pikësh. Ai ka qenë pjesë e pushtetit lokal dhe nuk ka përfaqësuar interesat e bashkëkombësve të vet shqiptarë”, tha Mitroviq.

Sipas tij, sot Kamberi nuk lejon përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar të marrin pjesë në dialogun me përfaqësuesit legjitimë të Serbisë, duke injoruar sërish interesat e shqiptarëve.

Mitroviq përmend edhe faktin se Kamberi i ka quajtur “tradhtarë” ata që përfaqësojnë shqiptarët në mënyrë legjitime dhe që kanë dalë nga zgjedhje demokratike, ndërkohë që në vitin 2022 në vendvotimin në Veliki Trnovec, zgjedhjet janë përsëritur disa herë derisa Kamberi të zgjidhej deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai përfundon duke thënë se në vend të kritikave ndaj përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të jetesës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të ishte më mirë që Kamberi të përdorte përvojën dhe njohuritë e tij për të kontribuar në dialogun për avancimin e pozitës së pakicës shqiptare në Serbi.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1BdLXEDw8H/?mibextid=wwXIfr