Mujarrem Salihu: Serbia vazhdon të shfaqet si një fuqi agresive në Ballkan

Publikuar 1 vit më parë

Deputeti Mujarrem Salihu ka reaguar ashpër ndaj organizimit të paradës ushtarake nga Serbia, duke e cilësuar atë si një mjet frikësimi, jo vetëm për fqinjët, por edhe për qytetarët e saj që protestojnë çdo ditë kundër regjimit të Aleksandër Vuçiçit. Sipas Salihut, Vuçiç po zgjedh të shfaqë muskujt e Serbisë me tanke dhe armë, në vend që të dëgjojë zërin e popullit të tij që kërkon demokraci dhe liri.

“Serbia vazhdon të shfaqet si një fuqi agresive në Ballkan. Në një kohë kur rajoni ka nevojë për paqe dhe bashkëpunim, Vuçiç zgjedh kërcënime dhe nacionalizëm,” tha Salihu. Ai theksoi se Vuçiç është një faktor destabilizues rajonal, duke kërkuar të shtrijë ndikimin e tij përmes projektit të “botës serbe” — një projekt që ka ngjallur kujtime të errëta nga vitet ‘90.

Në paradën që u organizua, Salihu përmendi pjesëmarrjen e figurave politike të lidhura me qarqet pro-Kremlinit dhe Beogradit, si:

🇲🇪 Deputetët dhe figura politike nga Mali i Zi, të lidhur ngushtësisht me ndikimin serb;

🇲🇰 Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që gjithnjë e më shumë po i shërben interesave pro-serbe;

🇧🇦 Milorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës dhe përfaqësues i hapur i ndarjes së Bosnjës.

Salihu e cilësoi këtë paradë si një mesazh kërcënues për të gjithë rajonin, veçanërisht në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, kur tensionet janë të larta dhe Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe pajtim.