Kanadaja njeh shtetin e Palestinës, pritet edhe njohja nga Britania e Madhe
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka njoftuar të dielën se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Carney theksoi: “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.”
Sipas raportimeve, një hap i ngjashëm pritet të ndërmerret gjatë së dielës edhe nga Britania e Madhe, duke i dhënë një shtysë të re procesit të njohjes ndërkombëtare të Palestinës.
Burimi: koha.net / A1 info