Shqiptarë nuk respektojnë gjuhën – vendime vetëm në serbisht dhe punonjës të larguar padrejtësisht

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë– Derisa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ankohen për mosrespektimin e gjuhës shqipe nga autoritetet serbe, brenda institucioneve të drejtuara nga shqiptarë, situata nuk ndryshon.

Ironikisht, të njëjtët partnerë të koalicionit me Enkel Rexhepin në KNSh nuk respektojnë gjuhën shqipe. PDSH dhe Ragmi Mustafën, sot ankohen për gjuhën shqipe. Ky rast tregon hipokrizinë dhe neglizhencën e përsëritur ndaj të drejtave gjuhësore, duke u bërë paralajmërim për gjithë komunitetin: respekti për gjuhën shqipe kërkon veprime konkrete, jo vetëm deklarata.

Një vendim i fundit është dhënë vetëm në gjuhën serbe, duke shkelur ligjin dhe duke dëmtuar punonjës që kanë kontribuar me dekada në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ky vendim ka sjellë largimin e shkrimtarit të njohur Bilal Maliqi, i detyruar nga drejtori i institucionit nën presion politik nga kryetari i emëruar nga Ivica Daçiç. Vendimi është marrë vetëm në serbisht, duke shkelur ligjin dhe duke dëmtuar individë që kanë dhënë dekada për kulturën dhe gjuhën shqipe.

Vendimi në gjuhën serbe për largimin e Bilall Maliqit nga puna nga drejori i PDSH-së Naser Nuredini

Dokumentet e rëndësishme nuk janë përkthyer në shqip, megjithë ligjet dhe rekomandimet ndërkombëtare, duke treguar neglizhencë të përsëritur ndaj të drejtave gjuhësore.

“Ruaje gjuhën shqipe nga ata që e mohojnë, sepse heshtja nuk mjafton. Lotët e krokodilit nuk e mbrojnë gjuhën – duhen veprime konkrete,” theksohet në reagim.

Vendimi i institucionit është në bashkëngjitje, duke dëshmuar mënyrën e trajtimit të gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare nga shqiptarët.

A1 info