Teatri i Preshevës shfaq komedinë “Një 🖐️ Zim” në Mitrovicë

Publikuar 9 muaj më parë

Mitrovicë, 19 shtator 2025 – Teatri i Preshevës sonte, të premten, do të marrë pjesë në Festivalin Tradicional të Komedisë – Mittrix Fest, i cili këtë vit po shënon edicionin e tij të 15-të.

Në skenën e Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”, duke filluar nga ora 20:00, trupa teatrore e Preshevës do të sjellë për publikun komedinë “Një Zim”, duke premtuar mbrëmje plot humor dhe art skenik cilësor.

Festivali, që tashmë është bërë një traditë kulturore në Mitrovicë, mbledh trupa teatrore nga rajoni me qëllim promovimin e artit të komedisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërqytetas.