Deputeti vazhdon komunikimin me letra me Kuvendin e Serbisë: kërkon zbardhjen e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në APJ
Deputeti popullor ka vijuar komunikimin me Kuvendin e Serbisë përmes shkresave zyrtare. Në letrën e fundit ai ngriti shqetësimin për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke theksuar frikën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).
Ai ka dorëzuar një propozim për krijimin e një Komisioni të posaçëm parlamentar, i cili do të hetojë rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë gjatë viteve ’80, të cilat zyrtarisht u regjistruan si “vetëvrasje” ose “aksidente”, por nga familjet janë konsideruar të dyshimta.
Sipas deputetit, drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Postimi inplotë i Kamerit:
https://www.facebook.com/share/p/1A5pbHPePd/?mibextid=wwXIfr