Shefi i kabinetit të kryetares Besim Shabani kritikon ish-pushtetin për projektet e pambaruara

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 16 Shtator 2025 – Shefi i kabinetit të kryetares së komunës, Besim Shabani, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-pushtetit lokal, duke akuzuar ata për mosrealizimin e projekteve të premtuara gjatë 8 viteve të tyre në pushtet.

Në një komunikatë për qytetarët, Shabani ka përmendur disa prej projekteve të lëna përgjysmë, përfshirë:

Parkun tek Çeshmja e Limon Agës, Pazarin në qendër të qytetit, Punimet në Shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi”, Semaforët e nevojshëm për qytetin, Çështjen e kufirit të Miratocës dhe kthimin e gjykatës, si dhe projekte të tjera të nënshkruara në ditët e fundit të ish-pushtetit.

Shabani theksoi se ish-pushteti tashmë po pretendon se të gjitha këto realizime janë “projekte të tyre”, duke u përgatitur t’i atribuojnë vetes çdo hap pozitiv të ardhshëm, përfshirë hapjen e kufirit ose rikthimin e gjykatës.

“Qytetarët e Preshevës dinë të dallojnë mes propagandës dhe punës së ndershme — dhe kjo është ajo që do të kujtojmë gjithmonë”, tha ai, duke nënvizuar se administrata aktuale nuk do të heshtë kur e vërteta fshihet pas propagandës.