Biblioteka e Qytetit “Mehmet Jusufi” – Vatër e dijes dhe kulturës në Luginë
Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë ka kënaqësinë të njoftojë opinionin se më 18 shtator 2025 (e enjte), në orën 14:00, në Amfiteatrin e bibliotekës, do të mbahet manifestimi solemn për nder të ditës së saj.

Ky aktivitet tradicional do të pasurohet me aktivitete të ndryshme kulturore, duke e bërë bibliotekën jo vetëm qendër të leximit, por edhe vatër të dijes dhe kulturës për gjithë Luginën e Preshevës.
📖 Biblioteka – vatër e dijes!
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje festive.