Presheva mbetet pa energji elektrike, qytetarët pa informacione zyrtare
Qyteti i Preshevës gjatë ditës së sotme ka mbetur pa energji elektrike. Deri tani nuk dihen arsyet e ndërprerjes, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë asnjë njoftim nga kompania e elektrodistribucionit.
Redaksia e A1 info ka tentuar të kontaktojë në numrin zyrtar për informim të shpërndarjes së energjisë, por askush nuk është paraqitur në telefon. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për punime teknike apo ndonjë defekt të papritur.
Ende nuk ka informacion se për sa kohë qytetarët e Preshevës do të qëndrojnë pa furnizim me energji elektrike.