Kryetarja Ardita Sinani takon Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, z. Igli Hasani
Kryetarja Ardita Sinani zhvilloi sot një takim me Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani.
Takimi u mbajt në një atmosferë të sinqertë dhe miqësore, ku u diskutua mbi situatën aktuale si dhe projektet e rëndësishme që priten në të ardhmen.
Me energji pozitive, përkushtim dhe gatishmëri, Ministri Hasani theksoi: “Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju”. Ky qëndrim përbën një garanci të fortë se bashkëpunimi ynë do të forcohet më tej dhe do të na afrojë drejt realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta.