PROF.DR. MERXHAN AVDYLI ME ANTOLOGJINË POETIKE “DIELL NË SYTË E SAJ”.
Doli nga shtypi Antologjia poetike për gruan, me titull “Diell në sytë e saj” i autorit Prof. dr. Merxhan Avdyli.
Kjo Antologji është e veçantë dhe e rrallë e këtij lloji, ku autori ka bërë një përzgjedhje strikte të autorëve dhe të poezive, me qëllim që të dalë ky libër sa më i mirë artistikisht.
Në këtë libër, janë të prezantuar poetë të zgjedhur nga mbarë bota shqiptare, 152 sosh, që nga rilindasit e njohur deri në letërsinë e sotme.
Nga Lugina e Preshevës janë të përfaqësuar dy poetë: Mexhid Mehmeti dhe Bilall Maliqi.
Libri i ka 472 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese Embeta, Prishtinë, 2025.
A1info