Kryetarja Ardita Sinani priti në Preshevë zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe kandidatin për Likovë Nexhmedin Sadiku
Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, priti sot në një takim pune z. Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Politika dhe Sundim të Mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe z. Nexhmedin Sadiku, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, së bashku me stafin e tyre.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi për qytetarët e Preshevës dhe rajonit, përfshirë:
Arsimin dhe lehtësimin e kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës. Ambientin dhe politikat e gjelbra si prioritet zhvillimor. Mundësitë për të konkuruar me projekte të përbashkëta në kuadër të IPA dhe fondeve të Bashkimit Evropian. Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë–Likovë–Gjilan. Projekte konkrete në fushën e kulturës, artit dhe sportit.
“Këto takime hapin rrugën për partneritete të dobishme dhe zhvillim të përbashkët rajonal,” u shpreh kryetarja Sinani pas takimit.