Presheva: Serbia nuk pengon, por politikanët shqiptarë përdorin investimet për lojëra politike

Publikuar 1 vit më parë

Sot, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përuroi fillimin e punimeve për Muzeun dhe Shkollën e Muzikës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Hajrulla Çeku. Një projekt që duhet të ruajë trashëgiminë kulturore dhe të hapë horizonte të reja për talentet e rinj, duket se shtrihet nën hijen e lojërave politike dhe manipulimeve të vjetra.

https://www.facebook.com/share/p/1BJBLi1q6X/?mibextid=wwXIfr

Ky projekt nuk është i ri në rrugën e tij: ishte nisur më parë nga administrata e Shqiprim Arifit dhe Sami Salihu, por punimet u ndërprenë menjëherë për shkak të ndërhyrjeve të autoriteteve serbe dhe ndikimeve të strukturave lokale të kontrolluara nga Ivica Daçiqi

Me në krye Ragmi Mustafën. Thuajse pas një viti e gjysmë, e njëjta kompani e ka riaktivizuar projektin, duke ngritur pyetje serioze mbi motivet politike: a ka pasur presion për të vendosur militantë të partive APN LR apo për të kontrolluar fondet dhe ndikimin në Preshevë?

Një tjetër çështje shqetësuese mbetet manipulimi i bujqve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Kryetarja Sinani dhe drejtues të tjerë lokalë kanë akuzuar Serbinë për pengimin e shpërndarjes së fondeve nga Kosova, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me pengesa reale ose lojë politike për kontroll lokal.

Ky skenar tregon se investimet vitale për kulturën dhe arsimin nuk janë penguar nga Serbia pasi që kanë lejuar transferet. Ndërsa për bujqit ata në vazhdimësi akozujnë Serbinë! Thjesht projekte zhvillimi për bujqit janë lojëra të politikës. Ndërkohë që qëbujqit presin përfitime reale, mirëpo këto premtime janë shndërruar në instrumente për forcimin e pushtetit dhe kontrollit politik.

🔍 Pyetje të hapura dhe shqetësuese:

A do të realizohen projektet në mënyrë të drejtë dhe transparente? A po përdoret nevoja për kulturë dhe bujqësi për interesa të ngushta politike? Sa ndikim ka Serbia në pengimin e investimeve të Kosovës në Preshevë?

A1 info