Sami Salihu rikthehet në Facebook, akuzon kryetaren Ardita Sinani për bashkëpunim me SNS-në e Vuçiçit

Publikuar 1 vit më parë

Pas një periudhe bllokimi të profilit të tij, Sami Salihu është rikthyer sërish në rrjetin social Facebook, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë një “opozitë konstruktive” dhe në “shërbim të qytetarit”.

Në postimin e tij të fundit, Salihu ka ngritur akuza ndaj kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke pretenduar se ajo ka bashkëpunim me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka shpërndarë një fotografi nga fshati Leran, ku sipas tij, Sinani shihet bashkë me zyrtarë të SNS-së.

“E vërteta e Ardita Sinanit është fotografia në Leran me zyrtarët e SNS të Vuçiçit”, ka shkruar ai.

Në të njëjtin postim, Salihu ka përmendur edhe emërimin e drejtorit të ri të shkollës fillore në Preshevë, duke e lidhur me aktivitetet e fundit të institucionit, ku sipas tij, është organizuar një “sfilatë patriotike me libra të Kosovës”.

Deri më tani, Ardita Sinani nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.