KALENDARI HISTORIK

Publikuar 10 muaj më parë

Më 31 gusht të vitit  2014, vdiq aktorja e mirënjohur  shqiptare, Liza Laska. Ajo u  lind më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë. Shkollimin e parë e mori në qytetin e lindjes. E filloi jetën artistike si aktore e Teatrit të Vlorës dhe më pas luajti për herë të parë në filmin “Malet me blerim mbuluar” në 1971 dhe që hapi rrugën e saj për shumë interpretime të tjera në ekran. Ka luajtur në filmat:  Të rinjtë, Shtëpia në periferi, 6 dashnorët, Doktor Aleksi Buzeqeshjet e një mbrëmjeje Vdekja e burrit, Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989) Familja ime, Liri a vdekje, Lulekuqet mbi mure, Dimri i fundit, Shtigje lufte, e shumë filma të tjerë. Zakonisht ka luajtur rolet e nënave shqiptare. Për merita në fushën e artit në skenë dhe në ekran, Liza Laska, mban titullin “Artiste e Merituar”. U nda nga jeta në moshën 88 vjeçare, më 31 gusht  të viti 2014.

A1info