Çmimet e larta dhe infrastruktura pengojnë turizmin në Shqipëri, 120 mijë kosovarë më pak këtë vit

Publikuar 1 vit më parë

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm të hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë vitit 2025. Nga janari deri në korrik, vendin e kanë vizituar mbi 6,5 milionë turistë të huaj, një rritje prej vetëm 3,5% krahasuar me vitin 2024, kur ky tregues ishte 23%.

Humbjen më të madhe e ka pësuar tregu kosovar, me rreth 121 mijë vizitorë më pak krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky ngadalësim është shqetësues, pasi turizmi ishte një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike të Shqipërisë. “Fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon me turizmin tonë,” u shpreh eksperti Fatos Çoçoli.

Ndër problemet kryesore të përmendura janë mungesa e infrastrukturës, menaxhimi i mbetjeve dhe rritja e çmimeve. Sipas Çoçolit, çmimet e kësaj vere, sidomos në Jug, janë rritur mesatarisht me 12–20%, duke i bërë turistët më të rezervuar.

Edhe eksperti Klodian Muço vë në dukje problemet e hershme që vijojnë të mbeten pa zgjidhje. “Është e pafalshme që çmimet e larta po na i largojnë turistët. Mungesa e infrastrukturës dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve janë ende plagë të hapura,” thekson ai.

Muço shton se qeveria ka rol kryesisht në formalizimin e sektorit, por abuzimet me çmimet dhe shërbimin janë përgjegjësi e operatorëve turistikë.

Shifrat për muajin korrik ishin gjithashtu jopremtuese, me një rritje minimale prej vetëm 0,3% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, duke lënë në pikëpyetje pritshmëritë për një sezon turistik rekord.