Drejtori i NP “Moravica” Gazmend: Ky vit shënon një pikë kthese për shërbimet e komunës! ✅

Publikuar 1 vit më parë

Drejtori i NP “Moravica”, Gazmend, përmes një njoftimi bëri të ditur se menaxhimi i NP ka funksionuar pa asnjë ndezje të deponisë dhe pa ndërprerje në shërbime.

Ky vit do të mbahet mend si një moment historik: për herë të parë pas shumë dekadash, nuk ka pasur asnjë ndezje të deponisë gjatë sezonit, ndërsa procesi i mbledhjes së mbeturinave dhe ofrimi i shërbimeve të tjera u realizua pa asnjë ndërprerje, edhe për një ditë të vetme.

Gazmendi theksoi se ky sukses nuk ishte rastësi: planifikimi i kujdesshëm, masat paraprake, përvoja në menaxhim dhe përkushtimi i stafit janë çelësi i rezultateve të arritura.

Bashkëpunimi i përditshëm me Kryetaren e Komunës dhe pushtetin lokal ka garantuar një funksionim më të koordinuar dhe efikas, ndërsa stafi i NP “Moravica” ka dhënë 100% përkushtim dhe sakrificë, duke e ngritur shërbimin në një nivel më të lartë.

Edhe pse NP nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për shuarjen e zjarreve, stafi ka qenë në ballë kudo ku është kërkuar ndihma, duke mbështetur edhe komunat e tjera.

Gazmendi përfundoi me një falënderim për punonjësit dhe qytetarët, duke theksuar:

“Vetëm së bashku mund t’ia dalim. Presheva meriton shumë, dhe me punë dhe angazhim të përbashkët çdo pengesë mund të tejkalohet.”