KALENDARI HISTORIK

Publikuar 10 muaj më parë

Më 29 gusht të vitit 1911, në kohën e kryengritjeve shqiptare për çlirim nga Turqia, në Shkup, që ishte qendra e Vilajetit të Kosovës filloi botimi i gazetës: “Shkupi”, të cilën e drejtoi shkrimtari dhe publicisti,  Jashar Erebara. Gazeta mbrojti luftën e drejtë të shqiptarëve për çlirim  dhe bashkim kombëtar. Jashari kishte origjini nga krahina e llapit ndërsa lindi në Dibër në vitin 1873. Ishte i  biri i Sadik Erebarës. U shkollua në Shkup dhe në Bukuresht. Ishte pronar i gazetës  “Albania” botuar me shkronja cirilike, në Beograd dhe i gazetës “Shkupi” etj. Në janar të vitit 1909 qe nismëtar dhe themelues i “Klubit Shqiptar” të Kumanovës. Ndër veprimtaritë e përmendura të tij ishte edhe hartimi i një abetareje shqipe,  me emrin “Abetarja e Kumanovës”. Së bashku me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën themeloi “Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës” më 1918. Më 4 shkurt 1924 pas mbajtjes zi për presidentin, Wilson, siç kishte propozuar deputeti Rauf Fico, Erebara u çua të kërkonte të njëjtën gjë për Leninin, pasi kreu i Revolucionit të Tetorit kishte dënuar botërisht copëtimin e Shqipërisë.  Ky propozim u prit me tallje nga deputetët e shumicës, duke e përcjellë me ironi. Në këto kushte Avni Rustemi u ngrit në mbrojtje të propozimit. Jashar Erebara ka lënë shkrime të shumta gjuhën turko-osmane, angleze, frënge, arabe, shqipe, serbokroate dhe maqedone. Ky fond është sistematizuar në 4500 faqe dhe i ndarë në 134 dosje. U nda nga jeta më 24 qershor 1953 në Tiranë. U varros varrezat e teqesë bektashiane,  në Tiranë.

A1info