Shkodran Tolaj nënshkruan artistikisht mbrëmjen solemne të Ditëve të Shën Nënë Terezës”

Publikuar 10 muaj më parë

Ditët e Shën Nënë Terezës” (26 gusht – 4 shtator) janë shndërruar tashmë në një traditë të bukur, që përfshin aktivitete të shumta në frymën e bamirësisë, përshpirtërisë dhe kulturës.

Këtë vit, më 26 gusht 2025, mbrëmja solemne shënoi dy përvjetorë të rëndësishëm: 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedrales në Prishtinë.

Të pranishmit fillimisht u përshëndetën nga famullitari Don Agim Qerkini dhe nga z. Skënder Asani, drejtor i Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup, bashkëorganizator i disa prej aktiviteteve. Me fjalën e rastit u drejtua Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili shpalli hapjen e këtyre ditëve në një Katedrale të mbushur me artdashës.

Në vijim, Dr. Don Shani Zefi paraqiti historikun e 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza”, pasuar nga një dokumentar i shkurtër me fotografi dhe fragmente nga fjalimet e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Imzot Mark Sopi.

Në fjalën e tij, famullitari kujtoi se dashuria dhe nderimi ndaj Shën Nënë Terezës marrin kuptim vetëm nëse i duam nënat dhe të afërmit tanë. Në këtë frymë, Ipeshkvi Dodë Gjergji ndau një mirënjohje për Nënën Stanë Pjetër Gashi, e cila gjatë luftës së viteve 1998–1999, e frymëzuar nga shembulli i Nënë Terezës, hapi shtëpinë dhe zemrën e saj për të strehuar dhe ndihmuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa prej tyre, mes tyre edhe z. Ismet Sylejmani, edhe sot mbeten zëri i saj mirënjohës.

Ceremonia u pasua nga koncerti solemn “Nëna e mbarë Globit”, me një program të pasur që përfshinte vepra të muzikës klasike botërore dhe shqiptare: nga Mozart, Händel, Stradella, César Franck, Giuseppe Verdi deri tek krijuesit shqiptarë Imzot Mikel Koliqi, Lorenc Antoni, Gjon Simoni, Avni Mula, Gjon Gjevelekaj dhe Sami Piraj. Çdo vepër përcillte mesazh shpirtëror e artistik, duke e kthyer këtë mbrëmje në një udhëtim të paharrueshëm muzikor.

Në skenë performuan:

Besiana Mehmedi – mezosoprano Mariana Leka – soprano Gerald Murrja – tenor Bledar Domi – bas Safete Rogova – aktore Xhevat Limani – aktor Rudina Ciko – piano Kori “Të Mirët e Kombit”, nën drejtimin e maestro Zhani Ciko

Koncerti u realizua nën kujdesin dhe drejtimin artistik të Shkodran Tolajt, i cili me përkushtim bashkërendoi çdo detaj të programit.

Në fund, organizatorët nderuan famullitarin Don Agim Qerkini dhe Don Fatmir Koliqin (në ditëlindjen e tij) me piktura të Shën Nënë Terezës, si dhe dhuruan për Katedralen një pllakatin përkujtimor të koncertit, të përgatitur nga maestro Zhani Ciko.

Mbrëmja u mbyll me një koktej rasti në Qendrën “Bogdanipolis”, duke falënderuar Zotin për këtë ngjarje festive dhe duke kërkuar ndërmjetësinë e Shën Nënë Terezës për bekime në jetën e çdo njeriu vullnetmirë.

Photo Credits: Kron Krasniqi