Liburn Aliu jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Publikuar 1 vit më parë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë.

Ai ka bërë të ditur se letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Aliu tha se vendimi i tij pason zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.

“Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka deklaruar ai.

Në arsyetimin e dorëheqjes, Aliu theksoi se zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit “nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën, që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.