Në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, UNHCR dhe Sigma Plus dhurojnë libra për Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë
Preshevë, 19 gusht 2025 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” u mirëpritën përfaqësues nga UNHCR dhe organizata Sigma Plus nga Serbia, të cilët dhuruan një numër të konsiderueshëm librash për pasurimin e fondit të bibliotekës.
Gjatë vizitës, mysafirët u njohën nga afër me hapësirat dhe punën që zhvillohet në këtë institucion kulturor.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të kampit të refugjatëve në Preshevë, ku dy të rinj nga Siria ndanë përvojat e tyre dhe sollën mesazhe të fuqishme për humanizmin dhe solidaritetin.
Drejtoresha e bibliotekës, znj. Albina Azizi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se Biblioteka “Mehmet Jusufi” i ka dyert e hapura për çdo bashkëpunim të ardhshëm dhe për çdo individ që jeton në Preshevë, pa dallim përkatësie.
“Një falënderim i veçantë për të gjithë kontribuuesit që e bëjnë humanizmin dhe dijen pjesë të përditshme të jetës sonë,” u shpreh znj. Azizi.