INTERVISTË ME DR. ARTA G. SELIMIN, GJINEKOLOGE

Publikuar 9 muaj më parë

TË QENIT MJEKE ËSHTË NDJESIA MË FISNIKE QË MUND TË PËRJETOHET!

Në një intervistë ekskluzive për A1info, Dr. Arta G. Selimi – gjinekologe e përkushtuar dhe e dashur për vajzat dhe nënat e Preshevës – ka rrëfyer përvojën e saj profesionale, sfidat e punës së përditshme në maternitetin jashtëspitalor dhe kujdesin e pandalshëm që ofron për gratë dhe fëmijët e tyre. Ajo është pjesë e këtij reparti që nga viti 2019, duke i dhënë jetë dhe siguri qindra familjeve të reja.

Reparti i Gjinekologjisë

A1info: Çdo të thotë të jesh mjeke, e parasëgjithash gjinekologe?

Dr. Arta G. Selimi: Kur t’i e bën dikë të ndjehet më mirë, të lirohet nga dhimbja, apo qoftë edhe një brengë shpirtërore, më jep një ndjesi kaq të fortë, më përmbush shpirtërisht, më bën të ndjehem jashtzakonisht mirë që ia arrita qëllimit ta bëj dikë të ndjehet mirë. E të qenit gjinekologe, është akoma dhe më e bukur. Po i përjashtoj nga kjo rastet e diagnostikimit me sëmundje të rënda e malinje. Unë çdo ditë, gëzohem, e përjetoj ndjesinë e mëmësisë, të kujdesit ndaj bebeve të mia, të cilave j’ua ndjek zhvillimin nga ditët e para pas ngjizjes e deri në lindje. Unë prandaj them, ato janë bebet e mia, jam bërë “katund më vete”.

A1info: Kur keni filluar të punoni në shtëpinë e shëndetit?

Dr. Arta G. Selimi: Karrierën si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit, e kam filluar në 2010, fillimisht si mjeke e praksës së përgjithshme. Më pas e kam drejtuar Njësinë e Vakcinimit në kuadër të shërbimit pediatrik për 5 vite me radhë.

Nga 2015 e këtej ju përkushtova studimeve specialistike për gjinekologji dhe obstetrikë. Që nga 2019, jam e angazhuar në maternitetin jashtspitalor dhe shërbimin e kujdesit të gruas.

A1info: Na tregoni fazat e ndjekjes së shëndetit të pacienteve?

Dr. Arta G. Selimi: Unë bëj ndjekjen shëndetit të gruas që nga faza e përgatitjes për shtatëzani, shtatëzanisë dhe periudhës së lehonisë. Po ashtu kujdesem për preventivën dhe diagnostikimin e patologjisë së femrave, që nga mosha fëmijërore e deri në atë geriatrike, përfshirë patologjinë e gjirit dhe organeve reproduktive femërore.

A1info: Me çfarë sfidash përballet sot një mjek gjinekolog?

Dr. Arta G. Selimi: Aspak nuk është e lehtë kur përpiqesh të bësh atë që konsideron si të duhur dhe të nevojshme, e në mungesë të mjeteve të duhet të improvizosh, e ti bësh zgjidhje asaj situate.

Një lindje në këtë maternitet ku as mjek aktiv gjatë natës gjithmonë nuk ka, as sallë operatore, as neonatolog, as transfuzion gjaku nuk mund të sigurosh, është sfidë e jashtzakonshme që marrë përsipër me i dalë në fund.

A1info: Me cilat probleme më tepër shoqërohen gratë gjatë kontrollimeve?

Dr. Arta G. Selimi: Dikur tabu e tashmë jo dhe aq, kontrolli gjinekologjik gjithmonë ka qenë e sidomos te gjinekologët meshkuj. Tashmë shoqërija jonë të vetëdijsuara për mirëqenjen e tyre, vijnë pa hezitim, shprehin hallet e shqetësimet, e unë jam gjithmonë aty, për të ofruar dijagnostikimin e shërimin, apo qoftë suportin tim emocional.

“Një lindje në maternitetin tonë, pa sallë operatore, pa neonatolog e pa transfuzion gjaku, është sfidë e jashtëzakonshme që e marr përsipër.”

A1info: A keni aparaturë të nevojshme për kontrollim të shtatëzanisë?

Dr. Arta G. Selimi: Shërbimi ynë e ka një aparat echografik, të cilin e përdorin 4 mjekë. Mund ta kuptoni shpejt se si ia bëjmë që të organizojmë punën. Në kuadër të maternitetit është dhe një tjetër-gjysmak.

A1info: Kohët e fundit pacientet po dërgohen për në spitalin e Vrajës, kur e dimë se kemi pasur lindje edhe në repartin tonë jashtëspitalor, cila është arsyja?

Dr. Arta G. Selimi: Deri në vitin e kaluar, mund të them që pothuajse shumë rrallë kam lejuar që pacientet, të cilat i kam vlerësuar dhe konsideruar se mund t’ja arrij në këto kushte që janë, t’i udhëzoj për në spitalin e Vranjës. Mirëpo kohët e fundit, dëshpërimi, zhgënjimi dhe pas ballafaqimit me gjithë atë stres pune, kam filluar dhe unë të rrezikoj më pak.

A1info: Porosia juaj për gratë shtatzëna!

Dr. Arta G. Selimi: Ruajeni e duajeni veten! Çdo gjendje, sëmundje e dijagnostikuar herët, akoma pa dhënë shenja, gjatë kontrolleve rutinore, trajtohet me sukses! Gjejeni kohën për kujdesin tuaj! Familjes i duhet një grua e shëndoshë, një grua e lumtur.

Dr. Arta G. Selimi (foto e marrë nga profili i saj facebook)

Dr. Arta G. Selimi mbetet një shembull i mjekes së përkushtuar dhe humane, e cila çdo ditë përballet me sfida të shumta, por gjithmonë vendos shëndetin e grave dhe të nënave në qendër të punës së saj. Intervista e saj për A1info është një thirrje e qartë për rëndësinë e kujdesit shëndetësor të grave, si dhe për nevojën e mbështetjes së institucioneve ndaj maternitetit të Preshevës.

Në fund Faleminderojmë Dr. Arta G. Selimi për kohën, sinqeritetin dhe mesazhet e vlefshme që ndatë në këtë intervistë ekskluzive për A1info.