Majlinda Shaqiri sjell librin e ri: histori që nuk falin dhe të vërteta që nuk harrohen
Shkrimtarja Majlinda Shaqiri ka paralajmëruar ardhjen e librit të saj më të ri, një vepër që, sipas saj, lexuesit nuk e kanë përjetuar kurrë më parë.
“Po vjen libri që nuk e keni lexuar kurrë më parë. Nëse guxoni të hapni këto faqe, do të gjeni histori që nuk falin dhe të vërteta që nuk harrohen,” – shkruan autorja.
Vepra, e dedikuar për ata që ndihen të pakuptuar, shfaqet si një përqafim i munguar dhe një zë që del nga heshtja për të thënë: “Të kuptoj.”
Me shumë respekt e dashuri, Shaqiri e sjell këtë libër si një ftesë të hapur për reflektim dhe ndjeshmëri.
Data e publikimit do të bëhet së shpejti e ditur.