DR.AFRIM CANA MERR ZYRTARISHT DETYRËN E DREJTORIT NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË GJILANIT
Dr. Afrim Cana merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për një mandat katërvjeçar.
Me vendim zyrtar të autoriteteve kompetente, Dr. Afrim Cana është zgjedhur dhe emëruar Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, për një mandat katërvjeçar, njofton, Radio Star, përcjell A1info..
Ky emërim vjen si rezultat i një procesi të rregullt dhe të bazuar në kritere profesionale dhe menaxheriale, duke reflektuar përkushtimin për të forcuar udhëheqjen dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore në nivel lokal.
Dr. Cana, me përvojë të gjatë në sektorin e shëndetësisë dhe me kredibilitet profesional të dëshmuar, pritet të sjellë frymë të re në menaxhimin e spitalit, rritje të efikasitetit, transparencë në qeverisje dhe përmirësim të shërbimeve ndaj pacientëve.
Ky mandat i besuar është një mundësi për të ndërtuar një sistem më të fuqishëm shëndetësor në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.