KALENDARI HISTORIK
Më 1 gusht të vitit 1937 ka vdekur, Ndre Mjeda. U lind më 20 nëntor të vitit 1866 në Shkodër. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari, Anton Xanoni dhe poeti françeskan Leonardo de Martino. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri. Më 1908 në Kongresin e Manastirit bashkë me At Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin si përfaqësues i Shkodrës dhe variantit të shkronjave latine. U zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes dhe i anëtar i Komisisë Letrare Shqipe. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike. Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër, ku edhe vdiq më 1 gusht të 1937. Mjeda ka qenë ndër poetët më të shquar të kohës. Ka shkruar vjersha dhe poema ndër më të arrirat e letërsisë shqipe.
A1info