Aleksandar Martinoviq i kundërpërgjigjet Kamberit: Procesi i pasivizimit të adresave nuk ka lidhje me përkatësinë etnike

Publikuar 1 vit më parë

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, ka reaguar ashpër ndaj letrës së deputetit shqiptar Shaip Kamberi drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, si dhe përgjigjes që ka pasuar nga Brukseli.

Në një deklaratë zyrtare, Martinoviq thekson se procesi i pasivizimit të adresave është thjesht administrativ dhe ligjor, pa asnjë përbërës politik apo diskriminues. Sipas tij, ky proces zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e Serbisë dhe nuk ka lidhje me përkatësinë kombëtare apo etnike të qytetarëve.

“Të dhënat zyrtare dëshmojnë qartë se pasivizimi i adresave nuk është selektiv. Nga fundi i vitit 2011 deri në mesin e vitit 2024 janë pasivizuar 647 adresa në Inxhi (Inđija), 3.863 në Nish dhe 3.022 në Pançevë”, thuhet në deklaratë. Martinoviq e cilëson si “dezinformim të qëllimshëm” çdo insinuatë për përzgjedhje etnike dhe akuzon Kamberin se po përdor këtë çështje për qëllime politike.

Ai gjithashtu akuzon Kamberin se me deklaratat e tij synon destabilizimin e komunave në jug të Serbisë, duke tentuar, sipas tij, të transferojë krizën institucionale të Kosovës në territorin e Preshevës dhe Bujanocit.

“Shaip Kamberi vazhdimisht refuzon komunikimin institucional dhe vepron në mënyrë të njëanshme, duke dëmtuar vetë interesat e qytetarëve që ai pretendon të përfaqësojë”, vijon Martinoviq.

Në kundërpërgjigje të akuzave, Trupi Koordinues rendit disa nga masat që, sipas tyre, dëshmojnë angazhimin e shtetit serb për integrimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë në jug të Serbisë. Këto përfshijnë:

Punësimin me kontratë të përhershme të dy mjekeve shqiptare në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, Renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Luçan me një fond prej 90 milionë dinarësh, Hapjen e dy grupeve të reja kopshti në gjuhën shqipe në Bujanoc.

Martinoviq thekson gjithashtu se ministri aktual për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Shoqëror është nga pakica shqiptare, duke e konsideruar këtë si dëshmi të integrimit institucional.

Në përfundim, ai riafirmon se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, dhe se “politika jonë bazohet në vepra konkrete, jo në spekulime politike”.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë.