Kryetarja Ardita Sinani dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafa presin Presidentin e FSHF-së Armand Duka në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Në kuadër të Turneut të Luginës për grupmoshat U7 deri U13, Komuna e Preshevës mirëpriti sot një delegacion të rëndësishëm nga fusha e sportit dhe diplomacisë shqiptare, i kryesuar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, në vizitën e tij të parë zyrtare në Preshevë.

Delegacioni u prit nga Kryetarja e Komunës, znj. Ardita Sinani, dhe zëvendëskryetari z. Ragmi Mustafa. Në takim morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, dhe gazetarja e njohur sportive znj. Anila Basha.

Zëvendëskryetari Ragmi Mustafa, në një postim pas takimit, tha:

“Ishte kënaqësi e veçantë që sot të presim në një takim të mbrëmjes zotin Armand Duka – Presidentin e Federatës Shqiptare të Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar me Ambasadorin shqiptar në Beograd, shkëlqesia e tij z. Bardhyl Canaj. Z. Duka u njoh në detaje me sfidat e sportit në Preshevë dhe u zotua për angazhim të shtuar në mbështetje të futbollit në Luginë.”

Gjatë takimit u theksua rëndësia e promovimit të sportit tek të rinjtë dhe u diskutuan mënyra konkrete për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Preshevë. Presidenti Duka shprehu angazhimin e tij për të mbështetur zhvillimin e futbollit shqiptar në Luginë të Preshevës në periudhën në vijim.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit institucional dhe fuqizimit të sportit si urë lidhëse mes të rinjve në mbarë hapësirën shqiptare. ⚽️🇦🇱