92 kuota dhe bursa për studentët e Luginës së Preshevës!
Me angazhimin e përbashkët të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë ndarë 92 kuota dhe bursa për të rinjtë nga Lugina e Preshevës, për studime në bachelor dhe master në Shqipëri.
📚 Fushat e studimit përfshijnë:
Inxhinieri Mekanike, Elektronike, Informatike dhe Ndërtimi Teknologji Informacioni dhe Telekomunikacion Inxhinieri Gjeologjike dhe Energjitike Arkitekturë dhe Urbanistikë
Ky është një hap konkret për integrimin akademik dhe profesional të të rinjve shqiptarë nga Lugina, duke u ofruar mundësi për arsim cilësor në institucione prestigjioze të Shqipërisë.