Moravica me sqarim për sistemin e ri të parkingut në Preshevë
Preshevë, 19 Korrik 2025 – Ndërmarrja Publike “Moravica” ka publikuar një sqarim për qytetarët lidhur me sistemin e ri të parkingut në Preshevë, i cili synon të rrisë rregullin, qarkullimin dhe efikasitetin në qytet.
Sistemi ndahet në dy zona:
🔴 Zona I: Rr. S. Kovaçeviq dhe M. Tita – 40 RSD/orë ose 320 RSD/ditë 🔵 Zona II: rrugë të tjera të përfshira në sistem – 35 RSD/orë ose 240 RSD/ditë

🗓️ Ofron edhe abonime mujore dhe vjetore, për përdorues të rregullt dhe për banorët e rrugëve me parking të rregulluar:

Mujore: 1600 RSD (të gjitha zonat), 1200 RSD (vetëm Zona II), 1000 RSD (banorë) Vjetore: 14,400 RSD (të gjitha zonat), 10,800 RSD (vetëm Zona II), 9000 RSD (banorë)
📌 Pagesa bëhet përmes SMS-it, tek kontrollorët me kartelë, ose në zyrat e Moravicës (Rr. Qemal Shehu bb) nga ora 08:00 – 15:00.
“Ky sistem është vendosur për të sjellë më shumë rregull dhe barazi në qytet, duke shmangur kaosin dhe keqpërdorimin e hapësirës publike,” thuhet në fund të njoftimit