Gjuha e urrejtjes në Kuvend – Eduar Fazliu: Mustafi po e reflekton humbjen e thellë politike

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 18 Korrik 2025 – Eduar Fazliu, drejtor komunal dhe anëtar i administratës lokale në Bujanoc, ka reaguar pas incidentit verbal që ndodhi gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal, ku këshilltari opozitar dhe njëherësh këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi – Ragmi Mustafi – përdori gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti.

Në një postim publik, Fazliu e cilësoi sjelljen e Mustafit si “të papranueshme dhe fyese”, duke theksuar se “veprime të tilla nuk i bëjnë nder Kuvendit Komunal, i cili është institucioni më i lartë i përfaqësimit demokratik në komunë.”

“Në mungesë të argumenteve politike, Ragmi Mustafi zgjodhi të përdorë fjalor fyes ndaj Kryetarit të Komunës, duke e quajtur edhe me termin ‘shpijun’. Kjo gjuhë nuk është gjë tjetër përveçse pasqyrë e dështimit të tij personal dhe politik,” shkroi Fazliu.

Ai kujtoi se që nga zgjedhjet e fundit lokale ka kaluar më shumë se një vit, por sipas tij, Mustafi ende nuk ka arritur ta përballojë humbjen, duke përmendur se PVD – me Mustafin si kandidat – shënoi rezultatin më të dobët në historinë e saj.

“Në kushte normale, pas një debakli të tillë elektoral, do të ishte e natyrshme që të ofrohej dorëheqja dhe të merrej përgjegjësia morale,” shtoi Fazliu.

Ai theksoi se politika duhet të ndërtohet mbi parime të qarta, ide, përgjegjësi dhe vizion, jo mbi “mllefe personale dhe fyerje të ulëta”.

Në fund të reagimit, Fazliu bëri thirrje për rikthim të debatit politik në korniza të civilizuara:

“Urojmë që në të ardhmen, seancat e Kuvendit të jenë hapësira për debat konstruktiv dhe për ide që i shërbejnë qytetarit – jo për gjuhë urrejtjeje.”

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka qenë shpesh skenë përballjesh të ashpra politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, por aktorë të ndryshëm të jetës publike kanë bërë thirrje që diskursi politik të mbetet në nivele të respektit institucional.