Komuna e Preshevës mban mbledhjen e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme pas përhapjes së zjarreve

Publikuar 1 vit më parë

Sot u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, me qëllim të koordinimit të veprimeve emergjente pas zjarreve që kanë përfshirë disa zona të territorit komunal.

Në këtë mbledhje u mor vendimi për formimin e Komisionit për vlerësimin dhe sanimin e dëmeve, i cili do të dalë në terren për të evidentuar dhe konstatuar gjendjen faktike në zonat e prekura nga zjarret.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, Komuna e Preshevës, përmes Shtabit Komunal, do t’i drejtohet Shtabit Republikan për Situata të Jashtëzakonshme, për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm dhe inicimin e procedurave për kompensimin e dëmeve.

“Veprojmë me përgjegjësi për të siguruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët tanë dhe sanimin e pasojave,” u theksua në përfundim të mbledhjes.