Ndryshime të pritshme në udhëheqjen e shkollës ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’ – Pritet koalicion multietnik në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 17 korrik 2025 – Sipas burimeve të brendshme të redaksisë, pritet që shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë të kalojë nën udhëheqjen e një ushtruesi të detyrës, i cili do të propozohet nga një këshill i përkohshëm, i emëruar nga Ministria e Arsimit në Beograd.

Burimet tona bëjnë të ditur se kjo masë vjen në kuadër të ndryshimeve organizative në menaxhimin e disa institucioneve arsimore në rajon. Vendimi zyrtar për emërimin e ushtruesit të detyrës pritet të bëhet publik nesër ose në ditët në vijim.

Paralelisht me këtë zhvillim, në skenën politike të komunës së Preshevës po shqyrtohet mundësia e formimit të një koalicioni të ri multietnik, që sipas informacioneve, do të përfshinte edhe përfaqësues nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Këto zhvillime priten të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në strukturën vendimmarrëse të pushtetit lokal dhe në funksionimin e disa institucioneve publike, përfshirë ato në sektorin e arsimit.

Redaksia thekson se këto informacione janë ende jozyrtare, të bazuara në burime të sigurta brenda institucioneve përkatëse, dhe konfirmimi zyrtar nga organet kompetente mbetet në pritje.

Ky artikull bazohet në informacione të brendshme të redaksisë dhe burime jozyrtare. Redaksia do të publikojë çdo sqarim apo konfirmim zyrtar sapo të jetë i disponueshëm.

A1 info