Shembje në Theth – Nisin pastrimet e ndërtimeve pa leje me ndihmën e forcave të xhenjos

Publikuar 9 muaj më parë

Theth, Shqipëri – 14 Korrik 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur sot zbatimi i operacionit për pastrimin e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, me mbështetjen e forcave të xhenjos.

Pastrini i rrënojave në Theth, foto e marrë nga Edi Rama facebook

Sipas Ramës, ky aksion vjen pas vendimeve të ekzekutuara nga IKMT ndaj 40 subjekteve që kishin ngritur mbi 100 objekte pa leje, nga ndërtime me mure, deri te struktura metalike dhe druri, duke cënuar rëndë ligjin për zonat e mbrojtura, trashëgiminë historike dhe peizazhin unik të Thethit.

“Këto ndërtime përbëjnë një dhunim ekstrem ndaj natyrës, historisë dhe përpjekjes së atyre që e kanë kthyer Thethin në një destinacion turistik të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kryeministri në një postim në rrjete sociale.

Rama theksoi se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga zona deri në heqjen e mbeturinës së fundit, ndërsa mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, për të finalizuar rikthimin e Thethit në gjendjen e mëparshme.

Kjo ndërhyrje konsiderohet si pjesë e nisjes së “Rilindjes Urbane 2.0”, një projekt kombëtar i përqendruar në përgatitjen e vendit për objektivat e Shqipërisë 2030 në BE.