Martinoviq dhe Mitroviq vizitojnë nesër Preshevën dhe Bujanocin

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 14 korrik 2025 – Nesër, më 15 korrik, Presheva do të jetë mikpritëse e një vizite zyrtare nga Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Dr. Aleksandar Martinoviq, i cili do të shoqërohet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij trupi, Nenad Mitroviq.

Vizita në Preshevë do të nisë në orën 11:00 me një takim me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Fillimi i takimit do të jetë i hapur për kameramanë dhe fotoreporterë, ndërsa në orën 11:45 janë planifikuar deklarata për media.

Pas këtij takimi, delegacioni do të vizitojë disa pika me rëndësi në komunë:

Shkollën fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” nga ora 12:10 deri në 12:35, Zonën Industriale “Çukarka” nga ora 12:50 deri në 13:10, Si dhe fshatrat Crnotincë dhe Rajincë (13:25 – 14:15), të cilat janë goditur së fundmi nga zjarret. Gjatë vizitës në këto fshatra pritet të shqyrtohen nga afër pasojat e dëmeve dhe nevojat për mbështetje.

Programi zyrtar do të vazhdojë në komunën e Bujanocit, ku në orën 14:30, Martinoviq dhe Mitroviq do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi. Takimi do të fokusohet në çështje që prekin komunitetin shqiptar në Luginë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Kjo vizitë pritet të shërbejë si një sinjal për angazhimin e mëtejshëm institucional në rajon dhe për adresimin e çështjeve lokale në bashkëpunim me përfaqësuesit vendorë.

A1 info