📰 Vritet nënoficeri Agim Muharremi në hyrje të fshatit Batincë – Burimi: INA
Agim Muharremi, 50-vjeçar, nënoficer i Armatës së Maqedonisë së Veriut, është viktima që mbeti i vrarë sot në hyrje të fshatit Batincë, në afërsi të Shkupit – njofton Agjencia e Lajmeve INA.
Ngjarja është raportuar në polici rreth orës 10:15, ndërsa sipas informacioneve të para nga MPB, një person ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri tani, motivet dhe rrethanat e vrasjes mbeten të paqarta.
Autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë gjatë ditës.
A1 info