KALENDARI HISTORIK
Më 11 korrik të vitit 1930, vdiq Andon Zako Çajupi, poet, dramaturg, atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. U lind më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I ati Harito Zakos, ishte një tregtari duhani i cili punonte në Kavallë dhe në Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar, Çajupi, nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë. Mësimet fillore i mori në shkollën greke në Nivan të Zagorisë. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioi frëngjisht për pesë vite. Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër, ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Nga viti 1892 vdiq Eugjenia, që për të qe humbje tragjike. Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij: Përralle nga e kaluara dhe Pas vdekjes, shkruar më 1910, botuar më 1937. Pas vdekjes është një komedi politike. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937, pastaj poema epope Baba Musa Lakuriq dhe shumë vepra të tjera.
A1info