Ramadani: PVD po manipulon me ndihmën e Kosovës – paratë e bujqve në llogari të KNSH-së në Serbi!

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, Korrik 2025 – Pas publikimit të ndihmës prej 580 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës për projektet në Luginën e Preshevës, nuk kanë munguar reagimet e njëpasnjëshme nga figura publike dhe ish-zyrtarë vendorë, të cilët shprehin shqetësim për mënyrën e menaxhimit të fondeve.

Në një reagim të fundit, ish-kryeshefi i Administratës Komunale në Preshevë, Havzi Ramadani, ka kritikuar ashpër Partinë për Veprim Demokratik (PVD), duke i akuzuar për mungesë transparence dhe vendimmarrje të gabuar lidhur me shpërndarjen e ndihmës për bujqit.

“PVD e pranoi sonte se paratë e bujqve i kanë në xhirollogari të KNSH në Republikën e Serbisë.

Tash po thonë se ‘shumë shpejt’ do të përfundojnë paratë në llogari të çdo bujku,” – ka shkruar Ramadani në reagimin e tij.

Ai thekson se ka pasur zgjidhje të tjera ligjore për të proceduar mjetet, por ato janë anashkaluar:

“S’po kanë guxim me i proceduar si KKSH ose nëpërmjet kanaleve të tjera që nuk do të mund të kontestoheshin ligjërisht, siç ju kemi propozuar disa muaj më parë.”

Duke mos kursyer tonin e ashpër, Ramadani vazhdon:

“Të parën nuk e bëjnë se janë frikacakë dhe druajnë nga ligji.

Të dytën nuk e bëjnë se janë hajna dhe druajnë se po ju ikin paratë e bujqve.”

Ky reagim pason një valë kritikash që kanë nisur menjëherë pas shpërndarjes së fondeve nga Kosova, ku qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm lokalë po kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe qartësi në ndarjen dhe përdorimin e mjeteve publike.

Postimi i plotë i Havzi Ramadanit: https://www.facebook.com/share/p/15h2oDCMRT/?

A1 info