Sami Salihu që në shkurt i dërgonte “selam” kryetares Sinani: “Shpërndajini paratë e bujqve, se sezona po ikën” – kritika ende pa përgjigje

Publikuar 1 vit më parë

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu, që në shkurt të këtij viti, kishte ngritur alarmin për mosshpërndarjen e subvencioneve bujqësore dhe për zvarritjen e projekteve të trashëguara nga pushteti i kaluar. Në një koment publik, ai i dërgonte një “selam” të qartë kryetares Ardita Sinani, duke kërkuar veprim të menjëhershëm.

“Shpërndajini njëherë paratë e bujqve që po ju rrinë në xhirollogari, se iku sezona,” ishte thirrja e tij para muajve të mbjelljeve.

Salihu kishte vënë në dukje se fondet për fermerët ishin të bllokuara, ndërsa sezoni bujqësor po afrohej, duke e bërë shpërndarjen urgjente.

Ai kishte kujtuar gjithashtu se shumë projekte të gatshme për realizim, si Muzeu i Preshevës, kanë mbetur të paprekura nga pushteti aktual:

“Pastaj realizoni projektet që ua kemi lënë gati si muzeun.”

Duke ironizuar ritmin e ngadaltë të punës, ai kishte shtuar:

“Edhe pse përfundon pastaj muzeu si trotuari te gjimnazi.”

Sot, disa muaj më vonë, bujqit ende presin për subvencione dhe projektet e përmendura mbeten të paimplementuara, duke e bërë reagimin e Salihut jo vetëm aktual, por edhe më domethënës.