Reagon drejtori i “Moravicës” ndaj kritikave të APN: “Askujt s’i kemi kërkuar lëmoshë – po punojmë me përkushtim për komunitetin

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 5 Korrik 2025 – Pas akuzave të ngritura nga Alternativa për Ndryshim (APN) në drejtim të pushtetit lokal dhe shkollës fillore “Moravica”, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i drejtorit të këtij institucioni arsimor, Gamend Aliu.

https://a1info.news/%e2%9a%a0%ef%b8%8f-skandali-i-pushtetit-lokal-ne-presheve-kerkohet-lemoshe-per-hapjen-e-dy-bunareve/

Në një komunikatë publike, Aliu i cilëson të padrejta dhe të pabazuara sulmet ndaj bashkëpunimit me diasporën dhe thekson se çdo përpjekje për përmirësimin e kushteve në shkollë është bërë me vullnet të mirë dhe transparencë të plotë.

“Askujt s’i kemi kërkuar lëmoshë – dhe as sot nuk po kërkojmë,” shprehet drejtori.

“Ka qenë një iniciativë që nuk ka lidhje as me kishën, as me xhaminë, por me disa mërgimtarë që vetë janë interesuar si mund të ndihmojnë vendlindjen.”

Drejtori: Ndihma nga mërgata nuk është dobësi, por forcë

Gamend Aliu kujtoi se edhe gjatë kohës kur Ardita Sinani ishte kryetare e komunës, dhe ai vetë drejtor në Moravicë, pushteti lokal kishte ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, përfshirë hapjen e bunarëve për zgjidhjen e problemit të ujit.

“Këtë e dinë të gjithë. Jemi munduar – edhe sot po mundohemi!” – shkruan Aliu.

Ai thekson se ka gatishmëri të plotë nga kryetarja aktuale e komunës dhe pushteti lokal, dhe se çdo individ apo grup me vullnet të mirë është i mirëpritur të kontribuojë.

“Bashkëpunimi me mërgatën nuk është dobësi, por shenjë e forcës, unitetit dhe përkushtimit tonë të përbashkët. Ne nuk i kemi lënë qytetarët vetëm – dhe as nuk do t’i lëmë,” përfundon komunikata.

Mesazhi për fund: “Ne punojmë – ju kritikoni”

Në fund të reagimit të tij, drejtori Aliu i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë kritikëve:

“Neve na mbetet të punojmë – e juve të kritikoni. Kaloni mirë!”

A1 info