Nexhmedin Saqipi: Mjaft me “pordha politike” – Lugina ka nevojë për përfaqësim serioz

Publikuar 10 muaj më parë

Në një reagim të fuqishëm publik, Nexhmedin Saqipi kritikon ashpër udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës për deklaratat e tyre të pamatura në media, duke i quajtur ato hipokrizi dhe abuzim me detyrën publike. Ai bën thirrje për përfaqësim të matur dhe larg manipulimit emocional të qytetarëve.

Nga Nexhmedin Saqipi

Nuk i ka hije askujt që mban pozita udhëheqëse në Luginën e Preshevës – qoftë në pushtetin lokal, në arsim, shëndetësi apo në ndonjë institucion shtetëror – të bëhet burim deklaratash të pamatura e papërgjegjshme nëpër media në Kosovë e Shqipëri. Këta njerëz, të paguar nga shteti ku jetojnë dhe veprojnë, hanë bukën e tij, rrisin fëmijët në të, dhe pastaj dalin publikisht për ta sulmuar atë me fjalë të rënda e të pavenda.

Kjo sjellje nuk është vetëm hipokrizi. Është abuzim me detyrën publike dhe me besimin e qytetarëve shqiptarë të Luginës.

Mungesë përfaqësimi dhe logjikë e sëmurë politike

Në vend që të përballen me problemet reale të komunave që i udhëheqin – si mungesa e investimeve, ikja e të rinjve, cilësia e arsimit apo e shërbimeve shëndetësore – disa liderë politikë zgjedhin rrugën më të lehtë: të flasin me emocion dhe jo me logjikë, të shesin patriotizëm në media dhe rrjete sociale, duke e lënë punën reale pas dore.

Në vend që të kërkojnë të drejtat e shqiptarëve aty ku ato duhen kërkuar – në Beograd, në institucionet shtetërore – ata shkojnë në Prishtinë dhe Tiranë, ku bëjnë politikë boshe, që nuk ndihmon as popullin e tyre, e as çështjen që thonë se përfaqësojnë.

Mos luani me emocionet e popullit

Shqiptarët e Luginës i kanë provuar të gjitha: protesta, diplomaci, dialog, dhe po – edhe luftë. Tani kemi nevojë për maturi, për urtësi dhe për përfaqësim të denjë. Nuk na duhen më figura që thonë “jemi me popullin”, ndërsa në fakt janë të lidhur me interesa personale, me banesa në Prishtinë apo me privilegje të përfituara në heshtje.

Është ironike dhe e dhimbshme që shumë prej tyre nuk kanë më energji për t’u marrë me çështje madhore – sepse tashmë janë të pasuruar, të rehatuar dhe politikisht të pashpresë. E vetmja gjë që u ka mbetur është protagonizmi mediatik dhe nxitja e emocioneve boshe.

Realiteti që nuk guxojmë ta mohojmë

Duhet ta pranojmë një gjë: shqiptarët në Luginë jetojnë në Serbi. Punojnë në sistemin e saj, paguhen prej saj, i rrisin fëmijët në të, shërohen në spitalet e saj dhe mbajnë familjet me të ardhura nga institucione shtetërore të saj. Të gjitha dokumentet – nga pasaporta te kadastri – i marrim atje. Nuk e ndryshojmë këtë realitet me fjalë në Facebook apo me paraqitje në emisione televizive.

Prandaj kërkojmë që përfaqësuesit tanë politikë të jenë seriozë, të ndërtojnë ura të komunikimit, të përdorin mjete demokratike, dhe mbi të gjitha – të mos e manipulojnë opinionin publik për interes personal.

Për fund – një mesazh i qartë:

Të gjithë e dimë se përderisa Kosova dhe Serbia nuk i zgjidhin kontestet mes tyre, Lugina do të vazhdojë të mbetet nën hijen e tyre politike. Një fjalë në Beograd – dhe aroma ndjehet në Luginë. Një fjalë në Prishtinë – e ndjehet po ashtu këtu. Prandaj, kërkesa jonë është e qartë: zgjidhni mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe rrugëve institucionale. Mjaft më me lojëra dhe “pordha politike” – sepse aroma e tyre gjithmonë rëndon mbi Luginë.