Refik Hasani jep intervistë për portalin A1Info – Qershor 2025

Publikuar 10 muaj më parë

Në këtë intervistë për portalin “A1info – Portali nga Lugina”, veprimtari dhe analisti politik Refik Hasani shpalos qëndrimet e tij rreth situatës aktuale politike, shoqërore dhe institucionale në Luginën e Preshevës, duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ai flet për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve, nevojën për unitet të spektrit politik shqiptar, dhe kërkesën për zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, si dhe për respektimin e vullnetit plebishitar të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992. Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të ndarë sipas pyetjeve dhe përgjigjeve, pa ndërhyrje në përmbajtje.

A1info: Zoti Refik, cilat janë sot problemet dhe sfidat kryesore, me të cilat përballen dhe ballafaqohen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc? Si e komentoni?

Refik Hasani: Nuk ka ndryshim në të mirë, vazhdojmë të përballemi e ballafaqohemi me diskriminim në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtar, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimit ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave – një pastrim etnik i heshtur. Përkundrazi, vërehet një përkeqësim i situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht, në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshime paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Këto protesta paqësore në mbështetje gjithëpopullore, prodhuan dhe dhanë një ALARM, dhe një MESAZH PAQEJE, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin, por edhe BE-ja të vizitojë e të rrisë prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat individuale dhe kolektive. Sfidat vazhdojnë, sepse statusi politik i kësaj Krahine shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e 1 e 2 mars 1992, dhe kryengritjes së armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit. Mungon liria e lëvizjes, një pasiguri në mesin e qytetarëve të kësaj Krahine, dhe kemi një arsenal të lartë dhe të ndryshëm të armatimeve luftarake që janë në gatishmëri, është për të krijuar panik e dro, pasiguri, për të mbjellë frikë, e psikozë. Serbia i ka shtuar forcat e armatosura, kështu aktualisht pas 24 viteve, janë 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Shqiptarët në Serbi jetojnë në kushte diskriminimi klasik, është demotivim për rininë dhe kuadrot e shkolluara, duke u ekspozuar frikës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim.

A1info – Sipas mendimit tuaj, pse Riza Halimi nuk u bë komandant i UÇPMB-së dhe për ta jetësuar Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992?

Refik Hasani: Komandant i UÇPMB-së nuk jam në dijeni pse nuk e ka ushtruar këtë pozitë më të lartë ushtarake njëri, apo dikush nga kreu i subjektit tjetër politik, që kanë vepruar në atë kohë. Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, ishte një kryengritje e armatosur që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, e kishte internacionalizuar çështjen në nivelin më të lartë të BE-së dhe OKB-së. Përmes kësaj lufte çlirimtare, u arrit nën organizimin, monitorimin dhe garantimin edhe të bëhet Marrëveshja e Konçulit, por Serbia nuk është duke e zbatuar, që nga data e kësaj marrëveshje, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës, se cilat pika të marrëveshjes janë realizuar e cilat jo. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë ushtarë pas dorëzimit të armëve nën mbikëqyrje, monitorim e garantimin e ndërkombëtarëve janë ballafaquar e përballur me ftesa të pranuara në biseda të shpeshta informative. Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policinë multietnike, nuk është zbatuar Neni 3, Neni 4, konform Neni 8, ka të bëjë mbi kufizimet, konform Marrëveshjes së Konçulit, për pikën A dhe pikën B të këtij neni mbi kufizimet, por këtu kemi të bëjmë me shkelje.

A1info – Si e vlerësoni spektrin politik shqiptar që nuk janë të vendosur, sa flasin për Referendumin, sa për Asociacionin e Komunave Shqiptare, sa për Marrëveshjen e Konçulit dhe sa për Planin 7-pikësh? Çfarë është kjo sipas jush?

Refik Hasani: Spektri politik shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në pozitë dhe opozitë, për çështje të ndjeshme, për interes të përgjithshëm të kësaj Krahine, do të duhej të gjejnë gjuhën e përbashkët unifikuese, të bashkërendojnë me Prishtinën e Tiranën Zyrtare dhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar, dhe të koordinojnë veprimet në interes të gjithë këtij Rajoni. Vetëm kështu mund të artikulojnë në realizim të drejtave elementare themelore në kuptimin individual dhe të drejtave kolektive. Për zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, do të duhej të garojnë vetëm me një listë të përbashkët, duhet të jenë një zë i artikuluar, të ndërtohet një qëndrim i përbashkët që adresohen, si për: punësimin në nivelin lokal dhe qendror, përfaqësimi proporcional në përpjestim të plotë me numrin e popullatës, përfaqësim edhe Komandant të Stacioneve të Policisë, vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, përfaqësim në Dogana, Inspektoriate, Gjykata, hapjen e një Universiteti Publik në Gjuhën Shqipe, funksionimin e një kanali televiziv publik të RTS në Gjuhën Shqipe, kthimin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndaljen e pasivizimit të adresave, largimin e përqendrimit ushtarak, rritjen e prezencës dhe monitorimit nga BE-ja dhe ndaljen e diskriminimit në përdorimin e gjuhës, simboleve dhe investimeve.

A1info – Sipas jush, a do të ishte mirë që spektri politik të bojkotojë institucionet e Serbisë për të krijuar sistem paralel?

Refik Hasani: Bojkotimi i institucioneve të Serbisë, dhe pastaj krijimi i institucioneve paralele, jo, mendoj nuk janë veprime të favorshme për ne shqiptarët. Zgjidhja më e drejtë është që shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe gjithëandej Serbisë, të jenë të përfaqësuar duke u garantuar me 10 vende-ulëse të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Na takon të përfaqësohemi me vende të rezervuara, sepse kemi mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB), është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën, monitorimin dhe garancitë e faktorit ndërkombëtar. Arsyetim tjetër është se gjithnjë përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi pa asnjë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.

A1info – Ju jeni nga Malësia e Bujanocit, cili është numri i të pasivizuarve të adresave?

Refik Hasani: Numri i të pasivizuarve në Malësi të Bujanocit është shqetësues, ka pasur pasoja të drejtpërdrejta për jetën e qytetarëve të prekur, duke u lidhur me humbjen e vendbanimit, të drejtat civile, të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patentën, pasaportën, të drejtën ta regjistrojë pronën, të ketë qasje në shërbime shëndetësore apo sociale, të blejë ose të shesë pronë, dhe humbjen e të drejtës të jetë i votuar apo të votojë. Me pasivizimin e adresave, si një spastrim etnik me mjete administrative, është prekur më së shumti Bashkësia Lokale e Zarbicës dhe Bashkësia Lokale e Muhocit, nga tri Komunat tona, vetëm Komuna e Medvegjës prin, e pastaj vjen Malësia e Bujanocit. Kjo është pasojë e Ligjit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 87/2011), i cili zbatohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese. Sa është numri i saktë, nuk dihet për shkak të mungesës së statistikave zyrtare. Mendoj se në dy Bashkësit Lokale mbi 70% e popullatës janë pasivizuar. E quaj pastrim etnik përmes diskriminimit administrativ.

A1info – Cilat nga partitë i veçoni në Luginën e Preshevës?

Refik Hasani: Nuk do të veçoja asnjë subjekt politik, shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në pozitë dhe opozitë, do të duhej të funksionojnë të unifikuar për të gjitha çështjet kryesore, me vizion kombëtar, duke ndërtuar qëndrim të harmonizuar e largpamës.

A1info – Porosia juaj për spektrin politik në Luginën e Preshevës?

Refik Hasani: Mesazhi im për klasën politike është të ruajnë si sytë e ballit unitetin, dhe gjithnjë të harmonizuar të vazhdojmë të paraqitemi para gjithë opinionit dhe palës ndërkombëtare. Vetëm qëndrimet e përbashkëta të koordinuara me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare dhe faktorin ndërkombëtar janë e vetmja rrugë. Duhet të mbrojmë vullnetin plebishitar të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, të mbrojmë luftën e UÇPMB-së dhe Marrëveshjen e Konçulit – këto janë tre shtylla kryesore që na duhet reflektim i unifikuar. Jemi të privuar nga të drejtat elementare. Ende duhet të manifestojmë rezistencë politike për të drejtat tona.

Refik Hasani: Faleminderit për mundësinë e dhënë për këtë intervistë, të shprehem për opinionin e gjerë.

A1 info: Faleminderit për mundësinë dhe hapësirën e dhënë përmes kësaj interviste, që të shpreh mendimet dhe shqetësimet në emër të qytetarëve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Vlerësoj angazhimin për të përcjellë zërin e shqiptarëve nga Lugina.