KUSARI-LILA: ALTERNATIVA NË ZGJEDHJET LOKALE GARON E VETME!

Publikuar 10 muaj më parë

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila tha se si “Alternativa” në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojnë vetëm, pa Lëvizjen Vetëvendosje, bën të ditur gazeta Blic, përcjell, A1info.

Ajo bëri të ditur se në nivelin qendror nuk do të ndërrojë asgjë lidhur me koalicionin e tanishëm me LVV, Kusari – Lila kur u pyet nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të garonin prapë me LVV, tha se mbetet për t’u parë, transmeton klankosova.tv.

Kusari – Lila tha se do të jenë me disa kandidatë vetëm në disa komuna, si në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë.

“Për mu si kryetare e Alternatives po qe është një sfidë, por e paraqet një mundësi të re për me dal prej fazës ku ti rri në listë në parti të madhe, me pa forcën politike, kapacitetin politik dhe strukturave tuaja, dhe natyrisht edhe mundësinë me shpërnda frymën liberale dhe mendimin, dhe qëndrimet tana në raport mne zhvillimin dhe vizionin tanë që nuk është domodoshmërisht i lidhur me VV”, tha Kusari – Lila.