KALENDARI HISTORIK
Më 28 qershor të vitit 1919 u mbajt Konferenca e paqes në Paris, e cila legjitimoi aneksimin e trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi Bullgaria dhe Greqia, që kishte ndodhur në Konferencën e Versajës, një vit më parë. Atë ditë në konferencë, zërin e fuqishëm të protestës e kishte shprehur Homeri i shqiptarëve, At Gjergj Fishta i cili diplomatëve evropianë të kohës ua kishte përplasur në fytyrë të gjitha të ligat, mizoritë, vrasjet masive të shqiptarë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore duke i akuzuar hapur se ata i kishin lejuar forcat serbe, bullgare e greke dhe me bekimin e tyre kishin varë e masakruar qindra mijëra shqiptarë, ndërsa kishin dëbuar për në Turqi qindra e mijëra të tjerë.
A1info